• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 21 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shisnin dr*gë dhe kryenin vjedhje, 6 të arrestuar në Durrës

21 Shkurt, 2025
tek Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë persona të cilët ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të vjedhjes kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të arrestuarit në kuadër të operacionit “Cleaning 2”: Fabion Masha, Ahmet Isufi, Lulzim Rubjeka, Alin Gjuzi, Sentiljano Selami dhe Fation Xhezairi. Sipas njoftimit të bluve, 2 nga këto persona ishin në kërkim, ndërsa 3 prej tyre iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi gjatë momentin të arrestimit në flagrancë.

Ndërkohë, procedohet penalisht pronari i një dyqani që iu kishte blerë të arrestuarve, shezlongët që kishin vjedhur, dhe shpallet në kërkim një 17-vjeçar, bashkëpunëtor për vjedhjen e shezlongëve, në një lokal.

Lexo edhe:

“Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek” – Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

Merr zjarr një pallat në Korçë, pritet evakuuimi i banorëve

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 60 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe doza të kësaj lënde, doza kokaine, 1 pershore elektronike, 6 celularë dhe 94 shezglonë të vjedhur.

Njoftimi:

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 2”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes.

Vihen në pranga 6 shtetas të cilët në bashkëpunim ose individualisht ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe të vjedhjes. 2 nga këta shtetas ishin në kërkim për këto veprimtari kriminale.

Në momentin e kapjes në flagrancë, 3 prej këtyre shtetasve iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi.

Procedohet penalisht pronari i një dyqani që iu kishte blerë këtyre shtetasve, shezlongët që kishin vjedhur, dhe shpallet në kërkim një 17-vjeçar, bashkëpunëtor për vjedhjen e shezlongëve, në një lokal.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, 1 pershore elektronike, 6 celularë dhe 94 shezglonë të vjedhur.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cleaning 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

F. M., 27 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

A. I., 34 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

-L. R., 46 vjeç, banues në Shijak, A. Gj., 38 vjeç, banues në Durrës, S. S., 21 vjeç, banues në Manzë dhe F. Xh., 40 vjeç, banues në Durrës;

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 36 vjeç, banues në Kavajë, dhe u shpall në kërkim një shtetas 17 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit F. M. dhe A. I., në bashkëpunim me shtetasit L. R., A. Gj. dhe 17-vjeçarin, në datat 15 dhe 18 shkurt, kanë vjedhur çadra plazhi dhe shezlongë në një lokal në Sektor Rinia, dhe më pas i kanë shitur në dyqanin e shtetasit E. Sh., në Kavajë.

Shtetasit F. M., gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, i janë gjetur dhe sekuestruar 46 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, disa doza të kësaj lënde dhe 1 peshore elektronike.

Shtetasit S. S., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, që e posedonte me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, ndërsa shtetasit F. Xh. iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi që i posedonte me qëllim shitjen në lagjet e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

60 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe doza të kësaj lënde, doza kokaine, 1 pershore elektronike, 6 celularë dhe 94 shezglonë të vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tags: durrespolicia

Nga Kategoria

Aktualitet

“Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek” – Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

21 Shtator, 2026
Screenshot
Aktualitet

Merr zjarr një pallat në Korçë, pritet evakuuimi i banorëve

21 Shtator, 2026
Aktualitet

5 orë në SPAK, Igli Tare: Gjithçka që kisha i deklarova aty

21 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tragjike në Itali/ Po kthehej me biçikletë në shtëpi, përplaset për vdekje 15-vjeçari shqiptar

21 Shtator, 2026

‘Kthesë’ e fortë e motit/ Paralajmëron meteorologia Porja: Priten rrebeshe dhe stuhi …

21 Shtator, 2026

Diomande bind sërish te Real Madridi, Vinicius rrezikon vendin e titullarit pas pushimit të kombëtareve

21 Shtator, 2026

“Është studente ekselente, e birësuar nga një çift grek” – Trondit avokati: Bleona Mata është gjallë

21 Shtator, 2026
Screenshot

Merr zjarr një pallat në Korçë, pritet evakuuimi i banorëve

21 Shtator, 2026

Granit Xhaka nën hetim, kapiteni i Zvicrës mund të rrezikojë deri në pesë vite burg

21 Shtator, 2026

5 orë në SPAK, Igli Tare: Gjithçka që kisha i deklarova aty

21 Shtator, 2026

Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut” dhe plagosja e këmbësorit në Sarandë, Policia ngre Task Forcë të posaçme!

21 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.