Marius Dervishi, i njohur në rrjetet sociale si Zebervoki, ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë për regjisorin Eduart Grishaj, bashkëshortin e moderatores Arbana Osmani.
I ftuar në emisionin “Vila24” në News24, Dervishi u pyet edhe për Grishajn, për të cilin u shpreh shkurt:
“A, regjisor? Unë e di për operator. A po, bashkëshorti i Arbana Osmanit, tani u kujtova.”.
Deklarata është interpretuar si një thumbim ndaj regjisorit, i cili prej vitesh është i angazhuar në televizion dhe kinematografi.
Fragmenti i intervistës është shpërndarë edhe në rrjetet sociale, ku komenti i Zebervokit ka ngjallur reagime dhe diskutime mes ndjekësve.











