• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Babai i mban ‘peng’”, Neda Balluku një vit pa përqafimin e fëmijëve. Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë

20 Nëntor, 2026
tek Kryesore, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Një nënë që prej më shumë se një viti kërkon të drejtën për të takuar fëmijët e saj, një vendim gjykate që pretendohet se nuk po zbatohet dhe një proces përmbarimor i mbushur me ankesa, kundërshti dhe pikëpyetje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo është historia e Neda Ballukut, e cila i është drejtuar Fiks Fare për të denoncuar Zyrën Përmbarimore Vendore të Tiranës, pasi prej një viti nuk arrin të takojë dy djemtë e saj të mitur.

Neda tregon se pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, takimet me djemtë nuk janë realizuar sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

Lexo edhe:

I shkroi letër Ballukut, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qeli! Veliaj: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot

“Dua të kthehem në Shqipëri, nuk rri dot më”/ 28-vjeçari gjendet i pajetë në kampin në Gjermani, halla rrëfen telefonatën e fundit

Ndërkohë, ajo pretendon se ka zbatuar në mënyrë vullnetare vendimin që përcakton takimet e babait me vajzën e vogël.

Por, në vend që të vlerësohet ky fakt, nëna është gjobitur nga përmbarimi për mosekzekutim të vendimit. Dokumentet që disponon Fiks Fare zbulojnë një kalvar njëvjeçar përpjekjesh, ankesash dhe komunikimesh mes palëve.

Në to përfshihen edhe pamje filmike që, sipas nënës, provojnë se vajza është dorëzuar në banesën e të atit, në përputhje me vendimin e gjykatës. Një tjetër pikëpyetje lidhet me dy vlerësimet psikologjike të fëmijëve.

Psikologia e caktuar nga gjykata ka evidentuar elemente të alienimit prindëror, duke vënë në dukje ndikimin e babait në marrëdhënien e fëmijëve me nënën. Megjithatë, përmbaruesja Anxhela Doleqi ka kërkuar një tjetër vlerësim psikologjik, me kërkesë të babait Ogren Balluku, në të cilin nuk evidentohen të njëjtat elemente.

Ky raport i është përcjellë gjykatës, e cila ka sqaruar se nuk kishte kërkuar një informacion të tillë dhe se masa e përkohshme për takimet e nënës me fëmijët duhej zbatuar. Problemet nuk përfundojnë këtu. Pas kërkesës së Nedës për transferimin e dosjes, drejtuesi i Zyrës Përmbarimore Vendore të Tiranës ka urdhëruar kalimin e saj nga përmbaruesja Anxhela Doleqi te Mikeda Cenaj.

Por, sipas dokumentacionit, Doleqi ka refuzuar dorëzimin e dosjes. Ndërsa përmbaruesja Suela Ndreca ka vendosur gjobë ndaj Nedës më 29 tetor 2026, pikërisht në ditën kur kjo e fundit ishte paraqitur në zyrë për të deklaruar se kishte zbatuar vullnetarisht vendimin. Fiks Fare disponon pamje filmike të këtij momenti.

Edhe më 12 nëntor, Neda është paraqitur sërish në zyrën përmbarimore për të deklaruar se kishte dorëzuar vajzën në banesën e babait. Në këtë takim, përmbaruesja Suela Ndreca i është drejtuar me fjalët: “Duhet ta sjellësh fëmijën ku të urdhëroj unë”.

Gazetarët e Fiks Fare kanë kërkuar shpjegime nga përmbaruesja për vendosjen e gjobës, por ajo ka refuzuar të flasë, duke u shprehur: “S’dua të flas”, ndërsa u ka kërkuar kolegëve të njoftojnë policinë.

Nga ana tjetër, babai Ogren Balluku pretendon se publikimi i çështjes në media po ndikon negativisht te fëmijët.

Ai kundërshton pretendimet për alienim prindëror, duke iu referuar raportit të dytë psikologjik. Gjithashtu, pretendon se nuk e ka takuar vajzën për një muaj rresht, çka sipas tij është arsyeja e përfshirjes së përmbarimit. Por dokumentet, komunikimet dhe pamjet filmike që disponon Fiks Fare ngrenë dyshime mbi këtë version të ngjarjeve dhe mbështesin pretendimin e Nedës se vendimi për takimet e babait me vajzën është zbatuar vullnetarisht prej një viti. Ogreni thotë për gazetarët se Neda ka dështuar si nënë. Vetëm për arsyen se i kërkon fëmijët.

Në fund, përtej përplasjeve mes dy prindërve dhe përgjegjësive që duhet të përcaktohen nga institucionet, mbeten tre fëmijë të mitur, të cilët kanë nevojë për të dy prindërit. Ndërsa një nënë vijon të kërkojë të drejtën për të takuar djemtë e saj, pyetja që kërkon përgjigje është: pse një vendim gjykate nuk po gjen zbatim dhe kush mban përgjegjësi për këtë zvarritje?

Tags: nedaogren balluku

Nga Kategoria

Kryesore

I shkroi letër Ballukut, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qeli! Veliaj: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot

20 Nëntor, 2026
Kryesore

“Dua të kthehem në Shqipëri, nuk rri dot më”/ 28-vjeçari gjendet i pajetë në kampin në Gjermani, halla rrëfen telefonatën e fundit

20 Nëntor, 2026
Kryesore

Konfiskohen 16 milionë euro prona në Vlorë, u përfituan me dokumente të falsifikuara

20 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Babai i mban ‘peng’”, Neda Balluku një vit pa përqafimin e fëmijëve. Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë

20 Nëntor, 2026

Kontrolli “shkund” qelinë e Veliajt pak minuta pas publikimit të letrës për Ballukun

20 Nëntor, 2026

Hidhet shorti i Nations League: Spanjë–Francë, supersfida e çerekfinaleve

20 Nëntor, 2026

I shkroi letër Ballukut, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qeli! Veliaj: Lapsin dhe letrën nuk ma merrni dot

20 Nëntor, 2026

“Dua të kthehem në Shqipëri, nuk rri dot më”/ 28-vjeçari gjendet i pajetë në kampin në Gjermani, halla rrëfen telefonatën e fundit

20 Nëntor, 2026

Erion Veliaj: Dorëzohem dhe unë te Belinda, më lejo të operohem

20 Nëntor, 2026

“Jam Edi Rama! Më jep 1 mln euro ose…”/ Si tentoi 25-veçari Albi Muça të mashtronte ndërtuesin, zbardhet skema

20 Nëntor, 2026

Iu prezantua si zyrtar i lartë dhe i kërkoi 1 milion euro 54-vjeçarit, arrestohet i riu në Tiranë

20 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.