Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e tyre historik trepalësh në Shenzhen të Kinës, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Një prej çështjeve kryesore të diskutimeve siç tha edhe presidenti Trump është kufizimi dhe reduktimi i armëve bërthamore. Trump ka shprehur interesin për një marrëveshje të re që do të përfshinte tri fuqitë më të mëdha bërthamore, duke argumentuar se përhapja e këtyre armëve përbën një rrezik serioz për botën.
“Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara – po diskutojnë se si të zvogëlojnë numrin e armëve bërthamore në botë dhe gjithashtu të zvogëlojnë rrezikun që këto armë të përdoren ndonjëherë me një fuqi të papërshkrueshme. Ne kemi shqyrtuar potencialin për reduktimin e armëve. Po ju them qartë, do të jetë një gjë shumë e vështirë për t’u bërë, sepse sapo të keni armë bërthamore, është e vështirë të hiqni dorë prej tyre”, tha Trump.
Nga ana tjetër, presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për përballimin e sfidave globale, duke e vendosur diplomacinë dhe koordinimin mes fuqive të mëdha në qendër të diskutimeve.
Një tjetër çështje e rëndësishme është lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme.











