Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç.
E moshuara ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.
85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.”– njofton policia.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.







