Raphinha nuk do të rikthehet para kohe te Barcelona, pavarësisht kartonit të kuq të marrë në humbjen 3-2 të Brazilit ndaj Japonisë.
Rodrigo Caetano, drejtori i kombëtareve të meshkujve në Federatën Braziliane, konfirmoi se sulmuesi do të qëndrojë me “Seleção” deri në përfundim të grumbullimit.
“Raphinha qëndron me ne. Nuk ka kuptim të largohet, sepse është një nga liderët tanë”, deklaroi Caetano.
Vendimi është marrë në marrëveshje mes federatës dhe lojtarit. Në raste të mëparshme, Brazili ka lejuar futbollistët e pezulluar të rikthehen te klubet e tyre, por këtë herë është zgjedhur një tjetër rrugë për shkak të rolit të rëndësishëm që Raphinha ka marrë në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Sulmuesi i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë ndaj Japonisë pas protestave ndaj arbitrit. Pas takimit, ai kërkoi falje për përjashtimin, por njëkohësisht kritikoi ashpër arbitrimin.
“Dua të kërkoj falje për kartonin e kuq, por është shumë e vështirë të mos flasësh për arbitrin”, deklaroi Raphinha.
Ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e fundit të Brazilit në turneun aziatik ndaj Singaporit, por do të vazhdojë të qëndrojë me skuadrën deri në fund të grumbullimit.











