• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

BE cakton pesë vendet që do ta përfaqësojnë në negociatat për Ukrainën, mes tyre Gjermania dhe Franca

13 Nëntor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të përfaqësojnë Bashkimin Evropian në raundet e ardhshme të negociatave për përfundimin e luftës në Ukrainë. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar evropian për agjencinë AFP, i cili konfirmoi se grupi do të përbëhet nga Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Polonia dhe Italia. Në këtë proces do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas zyrtarit, përbërja e grupit është miratuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së gjatë samitit në Dublin. Ndërkohë, Berlini po përgatitet të presë më 19 nëntor një samit të “Koalicionit të të Vullnetshmëve” për Ukrainën, me pjesëmarrjen e liderëve evropianë.

Nën sloganin “Të bashkuar për paqen në Ukrainë dhe sigurinë evropiane”, kancelari gjerman Friedrich Merz, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Andy Burnham, kanë ftuar anëtarët e koalicionit në takimin që do të zhvillohet të enjten në kryeqytetin gjerman.

Lexo edhe:

Guterres kërkon ulje drastike të emetimeve, COP31 përballet me përplasjet për karburantet fosile

IEA përshpejton lirimin e rezervave emergjente të naftës, 71 milionë fuçi deri në shkurt

Sipas deklaratës së Kancelarisë Gjermane, diskutimet do të përqendrohen në koordinimin e përpjekjeve diplomatike, garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës dhe vazhdimin e mbështetjes për Kievin.

Gjermania ka theksuar se do të vijojë të mbajë përgjegjësitë e saj si një prej mbështetësve kryesorë të Ukrainës. Aty theksohet gjithashtu se objektivi i përbashkët i “Koalicionit të të Vullnetshmëve” mbetet arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

“Mbështetja jonë është në interesin gjerman dhe evropian, sepse rezultati i kësaj lufte do të formësojë sigurinë e Evropës në planin afatgjatë”, thuhet në deklaratën e kancelarisë.

Nga Kategoria

Bota

Guterres kërkon ulje drastike të emetimeve, COP31 përballet me përplasjet për karburantet fosile

13 Nëntor, 2026
Bota

IEA përshpejton lirimin e rezervave emergjente të naftës, 71 milionë fuçi deri në shkurt

13 Nëntor, 2026
Analizë

Pse po zgjat kaq shumë ndërprerja globale e shërbimeve të Microsoft?

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BE cakton pesë vendet që do ta përfaqësojnë në negociatat për Ukrainën, mes tyre Gjermania dhe Franca

13 Nëntor, 2026

Sulmi ndaj Dvalishvilit i kushton shtrenjtë, Usman Nurmagomedov dënohet me burg

13 Nëntor, 2026

Van Dijk drejt largimit nga Liverpool? Milan e kërkon si transferim të lirë në fund të sezonit

13 Nëntor, 2026

Guterres kërkon ulje drastike të emetimeve, COP31 përballet me përplasjet për karburantet fosile

13 Nëntor, 2026

IEA përshpejton lirimin e rezervave emergjente të naftës, 71 milionë fuçi deri në shkurt

13 Nëntor, 2026

Pse po zgjat kaq shumë ndërprerja globale e shërbimeve të Microsoft?

13 Nëntor, 2026

U kap me mbi 86 kg marijuanë në makinë, arrestohet shtetasja shqiptare në Greqi

13 Nëntor, 2026

Stuhia dhe reshjet bllokojnë rrugët në Theth, rrëshqitje dherash dhe dëmtime në urën e Ndërlysajt

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.