Tifozët shqiptarë kanë përcjellë një mesazh solidariteti në stadiumin ku po luhet sfida Shqipëri–Finlandë, duke ia kushtuar një koreografi të veçantë 28-vjeçarit Erion Vishkulli.
I riu mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ndërsa aktualisht po vijon trajtimin mjekësor.
Në tribunat e stadiumit u shpalos imazhi i syrit të dëmtuar të Vishkullit, i shoqëruar me mbishkrimin “VETËM FITORE”.
Përmes këtij gjesti, tifozët shprehën mbështetjen për 28-vjeçarin, duke e kthyer atmosferën e ndeshjes në një moment solidariteti.











