• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Veshja e nuses Mirditore/ Njihuni me Emili Dodaj, shembullin e dashurisë për traditën

18 Shkurt, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë kur traditat shpesh mund të humbasin ndikim për shkak të globalizimit dhe trendeve moderne 17-vjeçarja nga Rrësheni Emili Dodaj ka vendosur t’i ruaj e promovoj ato duke nisur nga ambjenti ku shpenzon më shumë kohë, Gjimnazi Rrëshen. Më intriguese për të është njohja dhe ndërtimi i një lidhjeje më të fortë mes të rinjve dhe rrënjëve të tyre.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Në këtë projekt, kam treguar për traditën dhe veshjen e nuses mirditore. Kam folur me gjyshërit dhe familjarët për të mësuar më shumë rreth kësaj veshjeje tradicionale, duke kuptuar se çfarë elementesh përfshin dhe çfarë domethënie kanë ato”– u shpreh Emili.

Emili tregon se interesante për të është fakti se në veshjet popullore të Mirditës, një sy i stërvitur mund të dallojë jo vetëm elemente mesjetare, por edhe gjurmë që duket se lidhen me pjesë veshjesh të dokumentuara që në prehistori.

Lexo edhe:

Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi 37-vjeçar pëson djegie të rënda! E shpëtoi një kalimta

Rama fton për të tretën ditë radhazi protestuesit në dialog, vendos stola guri para Kryeministrisë

“Një ndër to duket se është përparsja me thekë e kostumit të grave (stravecja), sepse ajo paraqet ngjashmëri të dukshme me përparsen e veshjes së gruas së figurinës neolitike të gjetur në Kliçevaç (Jugosllavi), që i përket mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, duke u lidhur me kulturat e lashta ballkanike parailire dhe ilire. Në mbështetje të këtij mendimi vijnë dy fakte: së pari që, në gjenezën e veshjeve përparsja (stravecja) dhe brezi konsiderohen si elementët më të lashtë. Edhe brezi me tufat e veshjes së grave mirditore lidhet gjenetikisht me të njëjtën figurinë neolitike.

Për t’u dalluar është dhe dekori i xhupit. Pavarësisht mbishtresëzimeve, xhupi i gruas ruan një larmi simbolikash mitike dhe kultike (pema e jetës, simboli i diellit, rrathë koncentrikë, lotusi mistik etj), çka tregon për hershmërinë e tij, si gjurmë e rëndësishme e kultures iliro-arbërore. Ndër zbukurimet, vathët prej argjendi të grave ngjajnë me gjetjet arkeologjike të Komanit, Buklit dhe Krujës, të shekujve VI-VIII. Element tjetër dallues që e bën të veçantë gruan mirditore është frizura e saj, ku mënyra e rregullimit të flokëve tregon moshë dhe status. Është një stil që sipas studiuesve shqiptarë të etnografisë është imitim i rregullimit të flokëve nga perëndeshat ilire.”– tha ajo.

Ditët e sotme është një hap shumë pozitiv që rinia shqiptare po tenton të promovoj veshjet popullore në projekte të ndryshme. Emili Dodaj është finaliste e edicionit të shtatë të “Pyet Gjyshërit”.

Tags: emili dodajtradicionaleveshje

Nga Kategoria

Kryesore

Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi 37-vjeçar pëson djegie të rënda! E shpëtoi një kalimta

22 Tetor, 2026
Kryesore

Rama fton për të tretën ditë radhazi protestuesit në dialog, vendos stola guri para Kryeministrisë

22 Tetor, 2026
Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Makina merr flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, shoferi 37-vjeçar pëson djegie të rënda! E shpëtoi një kalimta

22 Tetor, 2026

Rama fton për të tretën ditë radhazi protestuesit në dialog, vendos stola guri para Kryeministrisë

22 Tetor, 2026

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.