• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbardhen detaje nga dy atentatet që tronditën Brukselin/ Autorët e vrasjes së shqiptarit pranë Parlamentit Europian vranë edhe një polic

12 Nëntor, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Autorët e vrasjes së efektivit të policisë belge, Nordine El Talbi, 41 vjeç, dyshohet se kishin kryer një tjetër ekzekutim vetëm disa orë më parë, këtë herë ndaj një shtetasi shqiptar në lagjen Elsene të Brukselit. Sipas gazetës belge “De Standaard”, hetuesit tashmë janë të bindur se të dyja ngjarjet kriminale janë kryer nga të njëjtët persona.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja e parë ndodhi të hënën, më 12 tetor, rreth orës 17:50, në rrugën Wiertz, në lagjen Elsene, në zemër të zonës europiane të Brukselit dhe pranë Parlamentit Europian.

Autorët qëlluan disa herë me armë zjarri ndaj një burri shqiptar, brenda hollit të hyrjes së një pallati banimi. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, viktima ndërroi jetë në vendngjarje.

Lexo edhe:

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

Kush është Esmeralda Hasani? Profil i drejtueses së re të SHISH, nga karriera akademike te institucionet shtetërore

Atentati ndodhi në orët e pasdites, kur ende kishte dritë dhe në zonë kishte shumë njerëz që lëviznin. Kjo është një zonë ku banojnë edhe shumë punonjës të institucioneve europiane.

Sipas të dhënave të hetimit, ndaj shqiptarit u qëllua me shtatë ose tetë plumba pistolete, të cilët e goditën në pjesën e kraharorit. Pas atentatit, tre ose katër persona u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Viktima nuk rezultonte të kishte precedentë penalë në Belgjikë. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga mediat belge, dyshimet janë se vrasja lidhet me përplasjet në botën e narkotikëve dhe se ngjarja ka karakteristikat e një atentati të porositur kundrejt pagesës.

Fillimisht, pas vrasjes së efektivit Nordine El Talbi, Prokuroria e Brukselit deklaroi se nuk dukej të kishte lidhje mes dy atentateve. Por hetimet e mëtejshme, veçanërisht analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë sjellë një zhvillim të rëndësishëm. Hetuesit tashmë besojnë se pas të dyja vrasjeve qëndrojnë të njëjtët autorë. Prokuroria nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lidhje.

Si u vra efektivi i policisë Nordine El Talbi

Disa orë pas vrasjes së shqiptarit, Nordine El Talbi dhe kolegët e tij nga njësia kundër grabitjeve të Policisë së Brukselit nisën kërkimet për një automjet tip Volkswagen T-Cross.

Makina ishte grabitur më herët gjatë mbrëmjes së 12 tetorit, gjatë një grabitjeje me dhunë të automjetit (carjacking) në Tubize, një qytet në jug të Brukselit.

Rreth mesnatës, efektivët e policisë e lokalizuan automjetin në bulevardin Carton de Wiart, në lagjen Jette të Brukselit.

Kur polici El Talbi iu afrua automjetit në këmbë për të verifikuar situatën, personat që ndodheshin brenda hapën zjarr ndaj tij. Një plumb e goditi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas prokurorit të Brukselit, Julien Moinil, në automjet ndodheshin pesë persona dhe njëri prej tyre qëlloi plumbin fatal ndaj efektivit.

Pas vrasjes, autorët braktisën pranë automjetit tri armë zjarri të shkurtra, në trotuar, dhe u larguan në këmbë.

Katër të dyshuar u ekstraduan në Belgjikë

Pas dy atentateve, autorët e dyshuar u larguan jashtë vendit për t’iu shmangur drejtësisë.

Më pak se një javë pas ngjarjeve, policia arrestoi tre prej tyre në Almeria të Spanjës, ku dyshohet se po udhëtonin në drejtim të Marokut. Një tjetër i dyshuar u arrestua në një stacion treni në Paris.

Njëri prej katër personave është i mitur. Autoritetet e huaja kanë përfunduar procedurat dhe të katër të dyshuarit janë ekstraduar në Belgjikë, ku do të përballen me hetimet dhe procedurat gjyqësore.

Ndërkohë, menjëherë pas të shtënave, policia arrestoi në Bruksel edhe dy persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Një prej tyre u la i lirë me vendim të dhomës së këshillimit të gjykatës, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme kundër tij, ndërsa tjetri vijon të qëndrojë në paraburgim.

Sipas autoriteteve, të dyshuarit janë banorë të Brukselit dhe njihen si persona të lidhur me qarqet e trafikut të drogës. Prokuroria bëri gjithashtu të ditur se gjatë hetimeve, në automjetin Volkswagen T-Cross të grabitur u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike.

Hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e atentateve

Pavarësisht arrestimeve dhe ekstradimit të katër të dyshuarve, ende nuk janë sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat e dy vrasjeve.

Deri tani, hetuesit kanë rindërtuar këtë kronologji: fillimisht u ekzekutua shtetasi shqiptar në Elsene, më pas autorët grabitën me dhunë automjetin në Tubize dhe, disa orë më vonë, vranë efektivin e policisë Nordine El Talbi në Jette.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej të dyshuarve, motivin e vrasjes së shqiptarit dhe lidhjen e saktë mes dy atentateve.

Nga Kategoria

Aktualitet

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Kush është Esmeralda Hasani? Profil i drejtueses së re të SHISH, nga karriera akademike te institucionet shtetërore

12 Nëntor, 2026
Kryesore

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zbardhen detaje nga dy atentatet që tronditën Brukselin/ Autorët e vrasjes së shqiptarit pranë Parlamentit Europian vranë edhe një polic

12 Nëntor, 2026

Berisha në SPAK, do të japë dëshmi për Irena Gjokën

12 Nëntor, 2026

Kush është Esmeralda Hasani? Profil i drejtueses së re të SHISH, nga karriera akademike te institucionet shtetërore

12 Nëntor, 2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit në GJKKO, sot kundërshtimet e ish-deputetes për lobimin në SHBA

12 Nëntor, 2026

Presidenti Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

12 Nëntor, 2026

Investigimi i medias britanike: 280 paund në ditë për të shitur kokainë! Si rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar kontrollin mbi tregtinë e drogës! Rekrutimi përmes TitTok-ut

12 Nëntor, 2026

BIRN: Përplasja për pagat, pasoja për pavarësinë e gjyqësorit! Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

12 Nëntor, 2026

Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, Kushner dhe Witkoff takohen sot me Putinin

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.