Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mile është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në zyra e SPAK.
Sipas TCH, Mile është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti me dyshime për korrupsion në zgjedhje.
Deputetja e qarkut të Elbasanit, sot në SPAK është thirrur në rolin e deklarueses. Ndërsa është paraqitur në SPAK, Mile nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.










