Pas protestës së djeshme të mbajtur në Tiranë, ky 17-vjeçar u gjobit nga policia me një gjobë 5 milion lekë të vjetra.
I riu ka folur në një intervistë për “News 24”, duke treguar më shumë për gjendjen e tij ekonomike dhe jetesën e vështirë që po përballon.
Ai pohon se nuk ka mundësi financiare për të paguar një gjobë kaq të madhe, pasi familja e tij jetojnë me kemp.
I riu thotë se nëna i ka ndërruar jetë në vitin 2018, ndërkohë që babai dhe motra trajtohen me kemp, me të ardhurat e të cilit jetojnë.
Sipas tij, gjoba duhet paguar brenda 10 ditësh.
Protestuesi: Unë isha duke luajtur, nuk kam qenë pjesë e protestës.
Babin nuk e kam lajmëruar, sepse nuk mund të paguaj dot 5 mijë eurot për 10 ditë. Nëna më ka vdekur, më ka ndërruar jetë ka shumë vite. Me kemp kam familjarët, që marrin në total 240 mijë lekë.
Nuk na del aspak. Unë kam punuar në mobileri, merrja 360 mijë lekë, nuk del për asgjë. Unë kam dalë për të drejtat e mia dhe të drejtat e Shqipërisë. Shteti asgjë nuk më jep për vdekjen e nënës, vetëm në shkollë marr një bursë.
Nuk kam ku t’i gjej lekët. Në protestë do marr pjesë derisa të japë dorëheqjen Rama. Nuk më frikëson asgjë.










