• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

17 vite shtet, Begaj në Kosovë, thirrje shqiptarëve për bashkim e unitet

17 Shkurt, 2025
tek Kosova, Kryesore, Lajme, Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë shtetërore të organizuar në Prishtinë me rastin e 17-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës u bëri thirrrje shqiptarëve për unitet, bashkëpunim dhe përkushtim për të ruajtur dhe çuar përpara atë që kanë arritur deri tani.

“Ne shqiptarët, përgjatë gjithë historisë sonë të lashtë, nuk kemi pasur nga askush dhurata politike. Na është dashur të luftojmë për të drejtat tona më themelore: lirinë, pavarësinë, gjuhën tonë. Sot kemi arritur t’i gëzojmë. Për këtë jemi krenarë. E me këtë krenari të mbajmë edhe përgjegjësi për sfidat që kemi përpara. Ta duam kombin shqiptar me fuqinë hyjnore, të punojmë së bashku me fuqinë njerëzore për të ruajtur lirinë, për të forcuar paqen, demokracinë dhe stabilitetin, të punojmë së bashku për prosperitet dhe integrim, të jemi ndërtues të së ardhmes së begatë të kombit shqiptar”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili në mënyrë të veçantë theksoi përgjegjësinë për bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e konsideruar si rrugën drejt forcimit të dy shteteve për fuqizimin e ndikimit të faktorit shqiptar në rajon e më gjerë, për forcimin e  kombit shqiptar.

Lexo edhe:

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

Europa në gatishmëri pas sulmeve kibernetike ndaj supermarketeve

Në lidhje me këtë bashkëpunim, Presidenti i Republikës u shpreh se ka një potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar plotësisht: “Qytetarët tanë presin më shumë ndërveprim dhe bashkëpunim, më shumë rezultate të prekshme dhe shkëmbime ekonomike, më shumë lehtësim në tregje dhe nisma të përbashkëta, më pak burokraci apo keqkuptime”.

Ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e  Shqipërisë për Kosovën në të gjitha proceset integruese dhe progresin e arritur në këto 17 vite shtet,  Presidenti Begaj i bëri apel BE-së të heqë sanksionet ndaj Kosovës dhe të shtojë njohjet nga vendet evropiane që kanë refuzuar deri tani.

“Ne besojmë se Evropa e Bashkuar është destinacioni ynë strategjik dhe jetik, është një projekt në shërbim të paqes, demokracisë, sigurisë, stabilitetit e prosperitetit. Shqiptarët besojnë në Bashkimin Evropian, në vlerat që ai përfaqëson, si dhe në përkushtimin për zgjerim, por mosnjohja e shtetit të Kosovës është akt që bie ndesh me këtë përkushtim. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë qëndrimet e tyre dhe, gjithashtu, Bashkimi Evropian të heqë sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj shtetit të Kosovës”.

Kosova ka provuar se jo vetëm di të kërkojë, të mbrojë e të respektojë lirinë dhe demokracinë, por edhe të përmbushë përgjegjësitë ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj komunitetit ndërkombëtar”, – u shpreh Presidenti i Republikës.  Presidenti Begaj, gjithashtu, përgëzoi arritjet e deritanishme duke u shprehur se “Republika e Kosovës gjithnjë e më shumë është kontribuuese për paqen, dialogun dhe bashkëjetesën”. “Shqipëria dhe Kosova, faktori shqiptar në rajon, është aleat besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, aleat i përkushtuar i Aleancës Euroatlantike dhe vlerave të saj në rajon. Shqiptarët do të jenë përgjithnjë mirënjohës për mbështetjen e tyre të pakursyer”, – theksoi Kreu i Shtetit, duke shprehur nderim për përpjekjet dhe sakrificën e të gjithë shqiptarëve për Pavarësinë e Kosovës.

Tags: begajkosovepresidenti

Nga Kategoria

Aktualitet

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026
Bota

Europa në gatishmëri pas sulmeve kibernetike ndaj supermarketeve

3 Nëntor, 2026
Aktualitet

Plagoset me armën e shërbimit ushtari në Bazën Ajrore të Kuçovës

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Groenlanda miraton marrëveshjen e sigurisë me Danimarkën dhe SHBA-në në Arktik

3 Nëntor, 2026

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026

Zgjedhjet në SHBA mund të shënojnë disa momente historike

3 Nëntor, 2026

Trump njofton ndërprerjen e ndihmës vjetore prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin nga viti 2027

3 Nëntor, 2026

Kur do të mësohen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA? BBC shpjegon kur pritet të dalë fituesi

3 Nëntor, 2026

Binance zbulon se si intervistat e rreme të punës u përdorën për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha

3 Nëntor, 2026

Shtatë avionë në Evropë kërcënohen me bombë, kontrolle dhe devijime në disa aeroporte

3 Nëntor, 2026

Tre skenarët e mundshëm për zgjedhjet në SHBA: nga një fitore e thellë e demokratëve te ruajtja e kontrollit republikan

3 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.