Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump pritet të vijojë qeverisjen përmes urdhrave ekzekutivë, duke anashkaluar Kongresin amerikan, pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë një forumi ekonomik, Merz u shpreh se Trump ka qeverisur prej dy vitesh pa u konsultuar me Kongresin.
Sipas tij, ai nuk pret që kjo praktikë të ndryshojë edhe pas fitores së demokratëve, të cilët siguruan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.











