Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur rëndë me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ishte duke kryer detyrën si roje.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:30–17:00. Ushtari, i identifikuar me inicialet O.D., dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Mësohet se efektivi ka marrë një plagë me armë zjarri në kraharor, pranë zemrës. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Beratit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
Gjendja shëndetësore e ushtarit raportohet e rëndë, ndërsa po shqyrtohet mundësia e transferimit të tij drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.











