Matthew Stanford Robison lindi në vitin 1988 me aftësi të kufizuara të rënda, përfshirë verbërinë dhe paralizën. Mjekët parashikonin se ai do të jetonte vetëm disa orë, por Matthew arriti të jetonte për gati 11 vite.
Pas ndarjes së tij nga jeta në vitin 1999, babai i tij, Ernest, dhe kushërira Susan Cornish krijuan një memorial të veçantë në formën e një statuje, e cila paraqet Matthew duke u ngritur nga karroca e tij me rrota drejt qiellit.
Monumenti ndodhet në një varrezë në Salt Lake City dhe me kalimin e viteve është kthyer në një simbol frymëzimi dhe shprese për shumë persona me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
Historia e Matthew u bë gjithashtu shtysë për prindërit e tij që, në vitin 1993, të themelonin organizatën “Ability Foundation”, me synimin për të ndihmuar personat në nevojë për pajisje ndihmëse dhe mjete që lehtësojnë jetën e tyre.
Fondacioni ofron edhe kopje të statujës përkujtimore të Matthew, si dhe objekte të tjera simbolike përmes faqes së tij zyrtare.
Edhe pse jeta e tij ishte e shkurtër, historia e Matthew vazhdon të përcjellë një mesazh të fortë për shpresën, dashurinë dhe forcën për të përballuar vështirësitë.














