Një histori e veçantë përkushtimi dhe dashurie ndaj kafshëve vjen nga Barby Keel, 90-vjeçarja që prej më shumë se pesë dekadash ia ka kushtuar jetën shpëtimit dhe kujdesit për kafshët në nevojë.
Gjithçka nisi në vitet 1970, kur ajo mori nën kujdes një qen të vetëm. Ajo që fillimisht ishte një gjest i thjeshtë dhembshurie, u kthye në një mision jetësor.
Gjatë 54 viteve në këtë fushë, Keel ka shpëtuar më shumë se 10 mijë kafshë, duke u ofruar atyre strehim dhe kujdes.
Sot, prona e saj prej 12 hektarësh është kthyer në një strehë për mbi 600 kafshë, për të cilat 90-vjeçarja kujdeset çdo ditë.
Pavarësisht moshës, Barby Keel nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ky mision. Ajo vijon të jetë pranë kafshëve, duke dëshmuar se dashuria dhe përkushtimi nuk kanë moshë.
















