Ledion Liço ka njoftuar rikthimin e Big Brother VIP përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngacmuar ndjekësit me një mesazh që lë të kuptohet se do të jetë sërish në drejtimin e spektaklit.
Në fotografinë e publikuar, Liço shfaqet i ulur në një divan, pranë logos së syrit të Big Brother, ndërsa shkruan: Thonë që ju ka marrë malli…
Ky postim vjen pasi në përfundim të sezonit të kaluar moderatori ishte shprehur se ai do të ishte edicioni i fundit për të në këtë format.
Ndërkohë, përgatitjet për sezonin e ri kanë nisur, por Top Channel nuk ka bërë ende të ditur datën zyrtare të nisjes.











