Një bankë e nivelit të dytë është grabitur me armë të hënën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit.
Ende nuk ka informacione të qarta lidhur me ngjarjen.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i maskuar, ka hyrë brenda ambienteve të bankës dhe nën kërcënimin e armës, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Ende nuk ka informacion zyrtar lidhur me shumën e parave të grabitura.











