Tre vajza pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë kanë zgjedhur ta shënojnë Halloween-in me një mesazh ironik ndaj Policisë.
Të maskuara me uniforma blu, ato janë shfaqur mes protestuesve, ndërsa njëra prej tyre mbante një pankartë ku shkruhej: “Maska më e frikshme sot për sot, policia”.
Me këtë mesazh, të rejat kanë ironizuar uniformat blu, duke e kthyer festën e Halloween-it në një tjetër formë reagimi gjatë protestës.











