Toni Kroos ka zbuluar se, nëse do të kishte qenë ai që vendoste fituesin e Topit të Artë 2026, zgjedhja e tij do të ishte Khvicha Kvaratskhelia dhe jo Harry Kane.
Duke folur në podcastin e vëllait të tij, Felix, ish-mesfushori i Real Madridit vlerësoi sezonin e jashtëzakonshëm të gjeorgjianit me Paris Saint-Germain.
“Nëse do të duhej të zgjidhja fituesin e Topit të Artë, zgjedhja ime do të ishte Kvaratskhelia. Nëse shohim vetëm paraqitjet gjatë sezonit, ai ishte lojtari më i mirë i skuadrës më të mirë në Europë, veçanërisht në Champions League”, deklaroi Kroos.
Kvaratskhelia realizoi 10 gola dhe dha gjashtë asistime gjatë sezonit, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të PSG-së në suksesin europian.
Megjithatë, mungesa në Botëror ndikoi në garën individuale dhe 25-vjeçari e mbylli renditjen e Topit të Artë në vendin e gjashtë.
Kroos zbuloi gjithashtu tre favoritët e tij për çmimin:
“Tre të preferuarit e mi do të kishin qenë Luis Díaz, Harry Kane dhe Kvaratskhelia.”
Në fund, Topin e Artë e fitoi Harry Kane, ndërsa Kvaratskhelia aktualisht ndodhet jashtë fushave pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, dëmtim i pësuar në ndeshjen e Champions League ndaj Barcelonës. Ai iu nënshtrua operacionit dhe pritet të mungojë për disa muaj.











