Një lajm i trishtë ka prekur familjen Kodra. Nëna e Dona dhe Saimir Kodrës është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të madhe te njerëzit e saj më të dashur.
E pikëlluar nga humbja e nënës, Dona ka ndarë në rrjetet sociale një dedikim tejet emocional, përmes të cilit shpreh dhimbjen e pakufishme për largimin e njeriut që e cilësonte jo vetëm nënë, por edhe shoqe, motër dhe dritën e jetës së saj.
Në fjalët e saj, Dona tregon lidhjen e veçantë që kishte me të ëmën, komunikimin e përditshëm dhe frikën e vazhdueshme të saj se mos e bija lëndohej. Tashmë, kjo frikë është kthyer në një dhimbje të madhe për Donën, e cila e ka të vështirë të imagjinojë jetën pa praninë e nënës.
“Lili im, ose Lila meqe Lila te thoja, gjithe jeten mbajte merakun mos tme vritej mu shpirti, dhe ja mam ma vrave ma coptove ma dermove ti. Ku rri dot une pa ty, ku rri une pa fol cdo minut ne telefon me ty, me rraft pika mu per ty o zotttt me rraft pikaaa se skam jet pa ty, ishte duke dhen shpirt moj mam e me the mua mos qaj se te dua shume, ma coptove shpirtinnn, si ma coptove shpirtin??? Ti ishe ilaci im, ti ishe drita ime, ti ishe shoqja motra ime, sme duhet asgje ne jet me duhesh vetem tiiiii, te fola tek veshi e te thash te lutem mos me ler mu o mam, pse me le? Ku rri dot Dona pa Lilin, ti ishe non bab vlla moter shoqe, ma more shpirtin me vete per te madhin zot, jeta sdo vazhdoj kurre mo njejt, si do rri une ne shpi pa ty? Mami me lendove shume, mami me vrave me vravee , nje jet me ty e tani nje jet pa ty? Po ku di une te rri pa ty, per te madhin zot nuk di te rri pa ty, je drita synit, o mami im shpirt bukur, o e forta ime, sa jemi dasht, po si me thoje gjithmone, nuk vdes une jo se ste lej ty sme mer zoti mu, po te dua shum o Lil, po te du shum o se me vraveeee me vravee o mam, a do jetoj une pa ty, a do mjapi zoti forc mua? O shpirti im, ti ishe shpirti im une thjesht jam e gjall mes te gjalleve, derisa te takohemi e te te them o Lilaaaa ime, deri ateher Dones tate do i dhembi shpirti cdo dite .”, shkruan Dona.











