Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është takuar me Presidentin Bajram Begaj, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2027.
Takim me Presidentin për datën e zgjedhjeve, sot do të zhvillojnë edhe përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi, në orën 11:00.
Data e zgjedhjeve shpallet nga Presidenti, 9 muaj para përfundimit të afatit të mandatit të kryetarit aktual, ndaj 6 nëntori përllogaritet si afati fundor që kodi elektoral dikton për nxjerrjen e datës së zgjedhjeve, që duhet të jetë një e diel mes periudhës 15 prill-15 maj të 2027.
Ftesa e Begajt për konsultime me subjektet politike për datën e zgjedhjeve, u refuzua publikisht nga Partia Demokratike, e cila njëjtë si në zgjedhjet e shkuara, nuk do t’i përgjigjet pozitivisht Presidentit. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi e quajti nisjen e konsultimeve teatër. Ftesa e Begajt për diskutime për datën e zgjedhjeve u refuzua në bllok edhe nga partitë e tjera opozitare.
Deri më tani, asnjë nga partitë e tjera nuk kanë shprehur publikisht një datë të preferuar, por muaji maj shikohet si më i përshtatshmi për t’iu drejtuar kutive të votimit. Data 2 e majit përjashtohet, pasi sipas kalendarit të Festave Zyrtare, është e diela e Pashkëve Ortodokse. Data më e mundshme mbetet ajo e 9 majit, që njihet edhe si Dita e Europës.











