Një 65-vjeçar ka plagosur me thikë një 60-vjeçar këtë pasdite, në afërsi të postës, në qytetin e Korçës.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave.
I plagosuri ka marrë një plagë të lehtë në pjesën e qafës dhe, sipas informacioneve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, shërbimet e komisariatit kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, me inicialet N.H.











