• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 25 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

SHBA, skanerët e rinj në kufi me Meksikën zbulojnë fentanilin

15 Shkurt, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

“Isha këtu, në drejtim të kundërt me rrugën, mbaj mend që dëgjova zërin tënd”, fillon rrëfimin Donny MacKillop ndërsa kujton se si bashkëshortja e gjeti te stacioni i autobusit në Tucson të Arizonës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Mendova se do të më bërtisje”, kujton ai, ndërsa bashkëshortja ia kthen, “jo, nuk doja”.

Zoti MacKillop ishte nën ndikimin e drogës fentanil. Ai ishte zhdukur për gjashtë muaj.

Lexo edhe:

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

TikTok gjobitet me 29 milionë dollarë në Brazil, përdori të dhënat e adoleshentëve

“Përdora fentanil, sepse nuk mund të gjeja heroinë”, thotë zoti Mackillop.

Droga Fentanil është e lirë dhe fuqishme, por ndikimin e ka të shkurtër. Kjo e nxit përdoruesin që vazhdimisht të blejë më shumë. Zoti MacKillop paguante rreth një dollar për një pilulë dhe përdorte deri në 20 në ditë.

Me shumë gjasë, droga e zotit MacKillop hyri kontrabandë, në pikën kufitare ‘Nogales-Mariposa’.

Kjo pikë kufitare me Meksikën është më e afërta me shtëpinë e tij.

Pajisjet e reja në kufi skanojnë kamionët në kërkim të drogës duke përdorur rreze me energji të ulët për kabinën, ku ulet shoferi dhe energji më të lartë për rimorkion dhe ngarkesën e saj.

Ato janë vendosur këtu vitin e kaluar. Pasi shoferët nuk duhet të ndalojnë më dhe të dalin jashtë, numri i kamionëve që skanohen ka shkuar nga 100 në ditë në 700.

Oficerët në kufi më pas analizojnë imazhet nga skanimi.

Zërit të Amerikës iu dha qasje ekskluzive në dhomën e kontrollit për të parë se si qeveria e zbulon drogën.

“Ata vënë re se imazhet duket shumë më të dendura, më të errëta sesa kamioni i mëparshëm. Kjo është një anomali”, thotë Guadalupe Ramirez Drejtor i Operacioneve të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në qytetin Tucson.

Një shembull i zbulimit të drogës përmes këtyre skanerave është me një kamion të mbushur me pjepër.

Hijet e rrumbullakëta janë ngarkesa e deklaruar, në këtë rast pjeprat.

“Kontrabanda është këtu”, thotë oficeri kufitar, ndërsa tregon pakot drejtkëndëshe, në dyshemenë e rimorkios, të mbushura me drogë.

Makinat e pasagjerëve kalojnë nëpër kontrolle të rregullta kufitare. Disa dërgohen për një kontroll më të detajuar.

Të tjerë kalojnë përmes skanerëve që dërgojnë imazhet te oficeri Alejandro Bachelier.

“Droga zakonisht fshihet tek panelet e dyerve dhe pas pllakës zjarrpritëse që ndan motorrin me kabinën, thotë ai.

Konfiskimet e Fentanilit janë dyfishuar çdo vit gjatë pesë viteve të fundit. Zyrtarët doganorë këtu dhe në pesë pika të tjera kufitare të Nogalesit kapën 60% të fentanilit.

Në fillim të këtij muaji, qeveria meksikane ra dakord të dërgojë 10 mijë trupa për të ndaluar fluksin e emigrantëve dhe drogës në kufi. Në shkëmbim Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të pezullojë tarifat ndaj Meksikës.

Zoti Ramirez, nga dogana në Tucson, thotë se çmimi i drogës fentanil në rrugë është rritur.

“Kjo tregon se kërkesat për drogën vazhdojnë, por përpjekjet tona po dëmtojmë furnizimin”, thotë Drejtori i Operacioneve të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në degën e qytetit Tucson.

Ish përdoruesi i Fentanilit Donny MacKillop thotë se amerikanët duhet të ndalojnë stigmatizimin e njerëzve të varur nga droga.

“Familja ende më do, mu rikthye shpresa”, thotë ai ndërsa shpreson që përfundimisht t’i ketë kaluar ditët e varësisë nga droga./VOA

Nga Kategoria

Bota

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

25 Gusht, 2026
Bota

TikTok gjobitet me 29 milionë dollarë në Brazil, përdori të dhënat e adoleshentëve

25 Gusht, 2026
Bota

Trump: Marina amerikane ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

25 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Dolly Parton

25 Gusht, 2026

Shpërthim rekord i salmonelës në Belgjikë, 306 persona të infektuar

25 Gusht, 2026

Depresioni mund të ‘fikë’ aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj

25 Gusht, 2026

“Ai është babai im, por nuk mund ta justifikoj”, flet vajza e shqiptarit që vrau ish-partneren në Greqi

25 Gusht, 2026

TikTok gjobitet me 29 milionë dollarë në Brazil, përdori të dhënat e adoleshentëve

25 Gusht, 2026

Trump: Marina amerikane ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit

25 Gusht, 2026

Tornado e fortë godet një fshat të Francës, 39 të plagosur dhe qindra shtëpi te dëmtuara

25 Gusht, 2026

Kanadaja i përgjigjet SHBA-së me tarifa 20 miliardë dollarëshe, masat hyjnë në fuqi më 8 shtator

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.