Kylian Mbappé mund të jetë surpriza e madhe e mbrëmjes së Topit të Artë 2026. Vetëm pak orë para ceremonisë në Londër, shanset e francezit për të fituar çmimin kanë pësuar një rritje të jashtëzakonshme.
Sipas monitorimit të përditshëm të “Betfair”, probabiliteti i Mbappé për të fituar Topin e Artë është rritur nga 4.35% një javë më parë në 22.09%, një rritje prej rreth 408%.
Lëvizja e fundit vjen pas El Clásicos dhe paraqitjeve të tij të fundit, por nuk lidhet me ndryshimin e periudhës së vlerësimit, e cila tashmë është mbyllur. Bëhet fjalë më shumë për ndryshimin e pritshmërive dhe sinjaleve që po qarkullojnë pak orë para ceremonisë.
Megjithatë, Harry Kane mbetet favoriti kryesor me 49.10%, ndërsa Mbappé tashmë është ngjitur në vendin e dytë. Lamine Yamal renditet pas tij me 12.05%.
Rritja e Mbappé ka sjellë menjëherë krahasime me Topin e Artë të vitit 2024. Edhe atëherë Vinícius Júnior konsiderohej favoriti kryesor deri në ditën e ceremonisë, përpara se sinjalet e fundit të tregonin se Rodri do të ishte fituesi.
Francezi vjen në gala pas një sezoni të jashtëzakonshëm individual. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i LaLiga-s me 25 gola, i Champions League me 15 dhe realizoi 10 gola në Kupën e Botës, duke fituar Këpucën e Artë.
Megjithatë, mungesa e trofeve të mëdhenj me Real Madridin dhe vendi i katërt i Francës në Botëror kanë qenë pengesat kryesore të kandidaturës së tij.
Tashmë, vetëm pak orë para ceremonisë, Mbappé ka arritur pikën më të lartë të vitit në parashikimet e “Betfair”.
A po përgatitet një tjetër surprizë e madhe si ajo e vitit 2024?











