• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus ndryshimet ligjore për protestat dhe dëmshpërblimi i bizneseve

26 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillon mbledhjen e përjavshme me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Në fokus të takimit janë axhenda parlamentare, nismat e reja ligjore për protestat e dhunshme dhe masat për dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mbledhja ka nisur në orën 10:00 dhe po zhvillohet me dyer të mbyllura. Përveç diskutimeve mbi punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare, pritet që kryeministri t’u prezantojë deputetëve edhe propozimet për ndërhyrje ligjore lidhur me protestat ku regjistrohen akte dhune dhe dëmtime të pronës publike e private.

Nismat vijnë pas deklaratave të Ramës për ashpërsimin e masave ndaj personave që përfshihen në veprime të dhunshme gjatë tubimeve. Pritet që ndryshimet përkatëse të paraqiten në Kuvend përmes nismave të deputetëve socialistë, ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse mbledhja e firmave për propozimet do të përfundojë gjatë ditës së sotme.

Lexo edhe:

Protesta në Tiranë/ Dhunë dhe dëmtime gjatë tubimit, arrestohen 9 persona, 20 të tjerë në kërkim

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

Sipas procedurave parlamentare, pasi të depozitohen, nismat do të duhet të ndjekin afatet e shqyrtimit në Kuvend, përpara se të kalojnë në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare.

Ndryshime në Kodin Penal për protestat e dhunshme

Një nga çështjet kryesore që pritet të diskutohet është ndërhyrja në legjislacionin që rregullon organizimin dhe zhvillimin e tubimeve, përfshirë masat ndaj personave që kryejnë akte dhune.

Propozimet synojnë ashpërsimin e përgjegjësisë ligjore për veprimet e kundërligjshme gjatë protestave, veçanërisht në rastet kur sulmohen punonjësit e Policisë ose dëmtohen institucionet shtetërore dhe prona private.

Detajet konkrete të ndryshimeve të propozuara, përfshirë nenet që mund të preken dhe masat që do të parashikohen, pritet të bëhen të qarta pas paraqitjes zyrtare të nismave në Kuvend.

Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara

Një tjetër çështje e rëndësishme lidhet me kompensimin e bizneseve që kanë pësuar dëme gjatë protestave.

Sipas masave të bëra publike nga kryeministri, parashikohet që bizneset e vogla të dëmshpërblehen në masën 100% të dëmit të përllogaritur, ndërsa për bizneset e mëdha kompensimi të arrijë në 70%.

Për këtë qëllim, qeveria pritet të miratojë një akt normativ, i cili më pas do t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim sipas procedurave përkatëse.

Zbatimi i skemës do të kërkojë përcaktimin e kritereve për përfituesit, dokumentimin e dëmeve dhe procedurave për përllogaritjen e shumave që do të kompensohen.

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së pritet të qartësojë hapat e mëtejshëm për këto nisma, si dhe kalendarin e paraqitjes së tyre në Kuvend. Deri në depozitimin zyrtar të propozimeve, mbetet për t’u parë forma përfundimtare e ndryshimeve ligjore dhe afatet e shqyrtimit të tyre.

Nga Kategoria

Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Dhunë dhe dëmtime gjatë tubimit, arrestohen 9 persona, 20 të tjerë në kërkim

26 Tetor, 2026
Aktualitet

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

26 Tetor, 2026
Kryesore

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus ndryshimet ligjore për protestat dhe dëmshpërblimi i bizneseve

26 Tetor, 2026

Protesta në Tiranë/ Dhunë dhe dëmtime gjatë tubimit, arrestohen 9 persona, 20 të tjerë në kërkim

26 Tetor, 2026

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

26 Tetor, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026

Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec

26 Tetor, 2026

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot!

26 Tetor, 2026

Trump mbështet fuqishëm Netanyahun para zgjedhjeve në Izrael: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.