• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

26 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e rëndësishme për familjet që synojnë të blejnë një banesë në kryeqytet.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lista e aplikuesve të shpallur fitues, të cilëve do t’u subvencionohen interesat e kredisë nga buxheti i shtetit për blerjen e një apartamenti në Tiranë, është dërguar për miratim në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak.

Programi për subvencionimin e interesave të kredive, i cili zbatohet prej disa vitesh, ka qenë një nga nismat e para të kryebashkiakut Erion Veliaj në fillim të detyrës së tij. Ai synon të lehtësojë barrën financiare për individët dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke subvencionuar një pjesë të interesit të kredisë për blerjen e një banese. Përmes këtij mekanizmi, përfituesit kanë mundësi të sigurojnë një shtëpi me kushte më të favorshme financiare, ndërsa kredia shlyhet me një normë interesi prej 3%, sipas kushteve të programit.

Lexo edhe:

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec

Pas miratimit të listës nga Këshilli Bashkiak, fituesit duhet të paraqiten pranë bankave të nivelit të dytë me të cilat Bashkia e Tiranës ka lidhur marrëveshje, për të vijuar procedurat e përfitimit të kredisë së butë për blerjen e banesës.

Vlera e kredisë që përfiton çdo aplikues përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të programit. Për shumë familje që përballen me vështirësi për të përballuar kostot e larta të banimit, ky program përbën një mundësi konkrete për t’iu afruar realizimit të ëndrrës për të pasur një shtëpi të tyren.

Nga Kategoria

Kryesore

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec

26 Tetor, 2026
Lajme

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës

26 Tetor, 2026

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026

Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec

26 Tetor, 2026

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Të kthehet në më shumë të drejta dhe barazi

26 Tetor, 2026

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot!

26 Tetor, 2026

Trump mbështet fuqishëm Netanyahun para zgjedhjeve në Izrael: Votoni Bibin, duhet të përfundojmë punën që nisëm!

26 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Brazil/ Flavio Bolsonaro nuk njeh humbjen përballë Lulës, kërkon anulimin e raundit të dytë

26 Tetor, 2026
Screenshot

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë!

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.