Erjon Vishkulli 28 vjeç i cili u lëndua ditën e djeshme në sy, pasi u qëllua me plumb gome nga policia, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale mbrëmjen e kaluar.
Ende nuk mund të përcaktohet nëse i riu e ka humbur shikimin në njërin sy, pasi duhet të priten të paktën 48 orë nga ndërhyrja e parë për të vlerësuar gjendjen e tij.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që 28-vjeçari të dërgohet jashtë vendit për trajtim më të specializuar.











