Përdorimi i gazit lotsjellës nga policia gjatë protestës së 12-të studentore në Tiranë nuk është kursyer as pranë Xhamisë së Et’hem Beut.
Deputeti Eno Bozdo ka shprehur indinjatën e tij për situatën, duke shkruar: “E mbytën në gaz edhe Xhaminë e Et’hem Beut, bashkë me besimtarët aty! Zoti marrtë hak për këtë poshtërsi!”
Protesta, e cila ka nisur rreth orës 14:00, është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.











