Një 25-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë portofolin një 17-vjeçari, duke e kërcënuar me thikë dhe duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Rasti u bë publik pas reagimit të Policisë Tiranë ndaj një videoje të publikuar në rrjetet sociale ku ngjarja ishte kallëzuar më 20 tetor nga 17-vjeçari.
Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit, babai dhe motra e tij kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë me qëllim pengimin e kontrollit. Ndërkohë këta dy të fundit do të hetohen gjendje të lirë për veprat penale “Pengimi i zbulimit të së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.











