Paris Saint-Germain ka nisur të shqyrtojë alternativat për repartin ofensiv pas dëmtimit të rëndë të Khvicha Kvaratskhelias dhe një nga emrat që ka dalë në skenë është Julián Álvarez.
Sipas “The Touchline”, kampionët e Francës po konsiderojnë një lëvizje për sulmuesin argjentinas gjatë merkatos së dimrit.
Dëmtimi i Kvaratskhelias ka detyruar drejtuesit e PSG-së të përshpejtojnë kërkimin për një përforcim të nivelit të lartë, ndërsa Luis Enrique e vlerëson shumë profilin e Álvarez.
26-vjeçari mund të luajë si qendërsulmues, por edhe në të dy krahët e repartit ofensiv, një karakteristikë që përshtatet me sistemin me presing të lartë të trajnerit spanjoll.
PSG është gati të shqyrtojë një operacion të rëndësishëm financiar për ta bindur argjentinasin të ndryshojë skuadër që në mes të sezonit.
Në Paris besojnë se një përforcim i këtij niveli do ta ndihmonte skuadrën të ruante ambiciet e saj të mëdha në Champions League pavarësisht mungesës së Kvaratskhelias.
Álvarez vjen me një CV të pasur, duke fituar Botërorin dhe dy Copa América me Argjentinën, si dhe tripletën europiane me Manchester Cityn.











