Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar disa ministrave të tij që të kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve të institucioneve të varësisë.
Ende nuk dihet nëse kjo lëvizje vjen si pasojë e protestave apo jo.
Megjithatë, burimet shprehen se kreu i qeverisë ka deklaruar se disa nga drejtorët e institucioneve të varësisë duhet të japin dorëheqjen e parevokueshme.
Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama.
Edhe në disa dalje mediatike të fundit, Rama ka kritikuar ashpër administratën.











