Karrige të kthyera përmbys, bllokim i foltores dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD-së, ndërsa kryetari i Kuvendit lexon me shpejtësi nenet që po kalojnë në votim…
Kjo është situata që mbizotëron tani në Kuvend, e cila nisi dhe duket se do të përfundojë me përplasje.
Opozita ka bllokuar foltoren, ndërsa ka pasur përplasje verbale, si dhe janë hedhur sende drejt anës së mazhorancës.











