Sipas raportimeve nga terreni, gjatë operacionit policor janë ndaluar edhe gazetarë, të cilët janë penguar të pasqyrojnë zhvillimet në zonën ku po kryhej aksioni.
Ndërkohë, në lagjet ku ndërhynë efektivët janë konstatuar edhe çanta dhe sende që dyshohet se u përkasin të rinjve të shoqëruar nga policia.
Pas ndërhyrjes, grupi i protestuesve që po marshonte në atë zonë është shpërndarë, ndërsa një pjesë e tyre është grumbulluar në një tjetër pikë të kryeqytetit.











