Protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa, njësoj si në ditët e mëparshme, nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa në rrugë ka pasur edhe qytetarë që kanë ndjekur nga afër zhvillimet, duke fotografuar dhe filmuar atë që po ndodhte.
Protestuesit janë drejtuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa forcat e policisë janë përpjekur t’i shpërndajnë.
Gjatë përplasjeve, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit janë kundërpërgjigjur duke hedhur sende të ndryshme dhe molotovë, duke përshkallëzuar situatën në terren.











