Yan Diomande ka hyrë në historinë e Real Madridit pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Sevillas në javën e nëntë të LaLiga-s.
Talenti nga Bregu i Fildishtë ishte protagonist direkt në dy nga katër golat e madrilenëve në fitoren 4-1.
Diomande fillimisht dha asistin për golin e Arda Güler, ndërsa në minutën e 82-të realizoi vetë golin e katërt të Real Madridit.
Me këtë paraqitje, ai vendosi edhe një rekord të ri.
Në moshën 19 vjeç e 338 ditë, Diomande është bërë lojtari më i ri i Real Madridit në shekullin XXI që shënon dhe asiston në të njëjtën ndeshje të LaLiga-s.
Ai ka kaluar kështu Jude Bellingham, i cili e mbante më parë rekordin në moshën 20 vjeç e 51 ditë.
I transferuar nga Leipzig gjatë merkatos së verës, Diomande po fiton gjithnjë e më shumë hapësira dhe po tregon se mund të ketë një rol të rëndësishëm në skuadrën madrilene.











