Gjykata e Tiranës ka dhënë deri më tani 22 persona masa sigurie. Për 8 persona është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, 2 me “arrest në shtëpi” dhe 12 me “detyrim paraqitjeje”.
Gjykata po shqyrton masat e sigurisë për 63 protestues të ndaluar gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.
Sipas mbrojtjes, disa prej të rinjve janë ndaluar në zona të ndryshme të Tiranës, përfshirë Rrugën e Durrësit dhe Rrugën e Kavajës, ndërsa akuzohen për përfshirje në ngjarjet e ndodhura në Komisariatin nr. 2 dhe për dëmtimin e institucioneve











