Vala e dhunës dhe e tensioneve në kryeqytet është zhvendosur drejt zonës rezidenciale universitare, ku një grup protestuesish ka mësyrë dhe ka dëmtuar ambientet e “Qytetit Studenti”.
Gjatë marshimit të tyre të shpërndarë në pika të ndryshme, disa grupe të rinjsh kanë sulmuar dhe kanë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve të disa prej godinave të fjetjes së studentëve.
Forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të FNSH-së janë nisur me urgjencë drejt zonës për të rikthyer qetësinë dhe për të parandaluar dëmtime të tjera të infrastrukturës publike. /MCN











