Champions League rikthehet këtë të martë me javën e dytë të fazës së ligës dhe një program të ngjeshur me nëntë ndeshje, ku disa prej skuadrave më të mëdha të Europës zbresin në fushë.
Mbrëmja nis në orën 18:45 me dy takime. Lens pret Sporting CP, me francezët që janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të Champions League në shtëpi. Në të njëjtën orë, Sabah përballet me Slavia Prahën, me çekët që kërkojnë t’i japin fund një serie prej 20 ndeshjesh pa fitore në Champions League.
Spektakli i madh nis në orën 21:00.
Galatasaray pret Barcelonën në Stamboll, në një nga sfidat më tërheqëse të mbrëmjes. Katalanasit kërkojnë të vazhdojnë ecurinë perfekte, ndërsa Lamine Yamal është vetëm një gol larg rekordit të Kylian Mbappé për më shumë gola në Champions si adoleshent.
Në Madrid luhet një tjetër supersfidë, Atletico Madrid-Manchester United. Spanjollët kërkojnë fitoren e parë në fazën e grupeve apo ligës së Champions ndaj një skuadre angleze, ndërsa United vjen me një ecuri të fortë kundër rivalëve spanjollë.
Arsenali pret Lille në Londër. “Topçinjtë” kanë fituar 13 ndeshje radhazi në këtë fazë të kompeticionit dhe kërkojnë të vazhdojnë serinë pozitive përpara tifozëve të tyre.
Interi përballet me Club Brugge në një moment delikat. Zikaltrit kanë humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit në Champions dhe kërkojnë me çdo kusht reagimin.
RB Leipzig pret PSV Eindhoven, me të dyja skuadrat që kërkojnë të ndryshojnë statistikat negative të javëve të fundit në Europë.
Bayern München udhëton drejt Norvegjisë për sfidën ndaj Vikingut. Harry Kane mbetet njeriu për t’u ndjekur, pasi ka shënuar në tetë ndeshje radhazi të Champions League.
Në Spanjë, Villarreal pret Napolin. “Nëndetësja e Verdhë” kërkon të thyejë serinë prej 12 ndeshjesh pa fitore në Champions, ndërsa italianët synojnë suksesin e parë në transfertë pas gjashtë ndeshjesh.
Programi i plotë i sotëm:
- 18:45 – Lens vs Sporting CP
- 18:45 – Sabah vs Slavia Praha
- 21:00 – Galatasaray vs Barcelona
- 21:00 – Arsenal vs Lille
- 21:00 – Atletico Madrid vs Manchester United
- 21:00 – Inter vs Club Brugge
- 21:00 – RB Leipzig vs PSV Eindhoven
- 21:00 – Viking vs Bayern München
- 21:00 – Villarreal vs Napoli
Një mbrëmje e madhe europiane është gati, me Barcelonën, Bayernin, Arsenalin, Interin, Manchester United dhe Napolin që kërkojnë pikët e radhës në rrugën drejt fazës tjetër.











