Merita Sheni është gjimnazistja më e veçantë e gjimnazit “Kolë Idromeno” në Shkodër. Në moshën 55-vjeçare dhe me statusin e një gjysheje, ajo po vijon mësimet në gjimnaz për të rikuperuar atë mangësi që nuk pati mundësi ta kryente kur ishte e re.
Shkodër Merita tregon që iniciativa që ka marrë në këtë moshë ka gjetur përkrahjen edhe të familjes, bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.
Merita ka edhe një apel si për të rinjtë ashtu edhe për moshataret e saj që për asnjë arsyen nuk duhet të lënë pas arsimin. Merita nuk është e vetme që po vijon shkollën e mesme në orët e pasdites.
Janë edhe shumë të tjerë që në pamundësi për të kryer procesin normalisht, vijnë pasdite që të kryejnë studimet e shkollës së mesme të përgjithshme.










