Një automjet ka shpërthyer në ecje në qendër të Gjirokastrës pranë Gjykatës.
Në lagjen 18 shtatori policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në spital.
Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të makinës në ecje e sipër, teksa nga pamjet duken edhe dëmet. Fillimisht dyshohet se shkak ka qenë impianti i gazit të automjetit.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit











