• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Braçe i kërkon Ramës reflektim: Trego që pushtetin nuk e ke personal

10 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe i kërkon kryeministrit Edi Rama të pranojë përgjegjësinë për gabimet e qeverisjes, duke e akuzuar se e ka shpërdoruar pushtetin me ministra e drejtorë të padenjë. Braçe thotë se Rama duhet të tregojë që pushtetin nuk e ka personal dhe të jetë i gatshëm t’u transferojë më shumë kompetenca dhe autonomi financiare bashkive.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“E pesta, unë qëndrova për REFORMËN, për të na votuan, jo për hartën; besojeni ose jo, por ajo hartë bëhet e keqe pa reformën, jo thjesht si hartë; ndryshon për keq e brutalisht jetën e njerëzve në bashkitë që përthithen dhe bashkitë qendër, pa reformën, jo thjesht si hartë. Unë mendoj që REFORMA E PUSHTETIT dhe e pushtetit vendor është mundësia që është përpara: Qeveria të transferojë masivisht pushtet, kompetenca, funksione, buxhet, tatime e taksa, të ardhura, prona e mundësinë e përdorimit për qëllime ekonomike, mundësi investimi, tek pushteti vendor. Ky është pushteti i njerëzve, është ai ku ata përballen çdo ditë dhe është pushteti më legjitim, i zgjedhur, sesa pushteti që u është dhënë drejtorëve të qeverisë. Është pushteti që duhet të shërbejë me fuqi, kompetenca, funksione, buxhete, politika të mbështetura e financuara prej tyre realisht, ndryshe nga kompetencat formale e deri banale që me të drejtë as i ushtron kush. Të kontrollohet doemos. A është e vështirë të bëhet? Pooo, e vështirë është. Në 4 ditë pyeta shpesh: A ËSHTË GATI QEVERIA TË LËSHOJË E TRANSFEROJË PUSHTET NË NIVELIN VENDOR? Nuk mora asnjëherë përgjigje të qartë e që tregon se deri ku do të shkojë qeveria me dy parime kushtetuese të këtij pushteti, decentralizimin dhe autonominë financiare; po e rikujtoj, për këtë e jo njoftimin e hartës apo votës sime, na kanë votuar. A besoj unë tek kjo? Pooo! A besoj unë se do ndodhë kjo? Deri diku po, por jo plotësisht.

Edi Rama e ka të lehtë të njoftojë rrugën time ose, siç thonë disa rreth tij, se çfarë më pret mua. Por unë mendoj që e ka të vështirë të lëshojë pushtet. Ai është i dashuruar me pushtetin, fuqinë e autoritetin që ai jep; e ka përdorur për mirë shpesh duke bërë mirë e sjellë ndryshime në këtë vend; e ka deleguar po për mirë, siç e ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur në ministra e drejtorë të padenjë; ka bërë gabime, të rënda disa, që duhet t’i pranojë nominalisht si të tijat, jo thjesht si të të gjithë atyre që nuk paskan qenë të denjë përkrah tij, në rrugën e tij. Të marrë e mbajë përgjegjësi. Të japë një shenjë që pushtetin nuk e ka personal, nuk e ushtron si të tijin, por e ndan siç Kushtetuta e ka caktuar, me pushtete të tjera të ligjshme e sovrane, të pavarura e që duhet të jenë funksionale, deri në fund, të pacenuara apo përgjysmë si vullnet disiplinues i maxhorancës të zbehur në njoftime, qoftë edhe si hartë.

Lexo edhe:

Braçe sqaron votën pro Territoriales: Votova që të mos iki nga PS

Ambasadori amerikan Wendt takohet me deputetët e opozitës

Unë qëndrova për këtë, për punën që jam votuar të bëj, asgjë tjetër! Pata në mend vetëm ata njerëz që më kanë votuar në 30 vite. Tani në fund ata 25 mijë njerëz, ata socialistë të cilët mendojnë se i ndihmoj kështu, duke qëndruar dhe duke luftuar shpresoj shumë të keni durimin të shihni e dëgjoni. Lexoni përtej 25 sekondave, ato janë të mjaftueshme për të sharë, por jo për të ditur e kuptuar. Besoj që shpjegova e dhashë llogari për votën time. Faleminderit të gjithëve dhe ju kërkoj pafund ndjesë njerëzve të mi në Polican, në Urë, në Divbjakë, në Maliq, Libohovë dhe kudo në bahskitë që u prekën nga vota ime”, shprehet Braçe.

Nga Kategoria

Aktualitet

Braçe sqaron votën pro Territoriales: Votova që të mos iki nga PS

10 Tetor, 2026
Aktualitet

Ambasadori amerikan Wendt takohet me deputetët e opozitës

10 Tetor, 2026
Aktualitet

Dy aksidente me vdekje në pak ditë në Korçë-Pogradec, qytetarët kërkojnë siguri

10 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Braçe i kërkon Ramës reflektim: Trego që pushtetin nuk e ke personal

10 Tetor, 2026

Braçe sqaron votën pro Territoriales: Votova që të mos iki nga PS

10 Tetor, 2026

Ambasadori amerikan Wendt takohet me deputetët e opozitës

10 Tetor, 2026

Dy aksidente me vdekje në pak ditë në Korçë-Pogradec, qytetarët kërkojnë siguri

10 Tetor, 2026

Inez Hajrullan e morën persona të veshur me jelekë të BKH? Flet babai: S’kam kontakt prej dy ditësh

10 Tetor, 2026

Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune!

10 Tetor, 2026

Kthehet në Tokë pas 235 ditësh në hapësirë, astronautja franceze thyen rekordin evropian: Ju lutem, më dërgoni sërish atje!

10 Tetor, 2026

Ambasadori i SHBA-ve zbarkon në SPAK, takohet me Brahon

10 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.