• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Çështja e presidentit të Kosovës, reagon sërish Sejdiu

6 Tetor, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Diplomati dhe juristi, Bekim Sejdiu ka rikonfirmuar për mes një postimi se është tërhequr nga gara për presidentin e ri të Kosovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një reagim në Facebook, Sejdiu shkruan se ka njoftuar krerët e LDK-së dhe kryeministrin Kurti se nuk e konsideron veten pjesë të procesit të zgjedhjes së presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend.

Ndër të tjera, Sejdiu shprehu falënderim për liderët politikë që kanë vazhduar të besojnë se ai është kandidat i denjë për pozitën e kreut të shtetit.

Lexo edhe:

Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të dashur miq! E konsideroj të domosdoshme të sqaroj qëndrimin tim, pas përmendjes së emrit tim si kandidat për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Më datë 14 shtator, unë kam njoftuar tërheqjen time nga procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, për shkak të pamundësisë së realizimit të marrëveshjes LDK-LVV, dy partitë që më kanë propozuar dhe mbështetur në këtë proces. Kjo për shkak të qëndrimit të dy partive të tjera opozitare dhe 6 deputetëve të LDK-së.

Siç e kam theksuar kur e kam pranuar kandidaturën për postin e Presidentit e vetmja arsye dhe i vetmi motiv që më ka nxitur të marrë përsipër këtë barrë, ka qenë interesi i vendit dhe përpjekja për të ndihmuar në daljen nga kriza.

Së fundi, emri im është përfshirë përsëri në diskutimet për gjetjen e një kandidati për President të vendit.

Dëshiroj që më sinqeritetin më të madh të falënderoj ata liderë politik që kanë vazhduar të besojnë se unë jam kandidat i denjë për pozitën e kreut të shtetit, sidomos në një situatë të ndjeshme si periudha nëpër të cilën po kalojmë.

Ditëve të fundit kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me krerët e LDK-së, duke qenë se fillimisht kam qenë i ftuar nga kjo parti, kur më është ofruar posti i Presidentit (në fillim të shtatorit).

Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk e konsideroj vetën pjesë të procesit të zgjedhjes së Presidentit, për arsye të mos arritjes së një marrëveshjeje politike dhe mungesës së përkrahjes së nevojshme në Kuvend.

Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin Abdixhiku i kam falënderuar për besimin ndaj meje dhe korrektësinë në komunikimin më mua. Dëshiroj që këtë falënderim ta përsëris edhe në këtë rast. Poashtu, e vlerësoj konsideratën personale të shprehur ndaj meje nga shumë politikanë të partive të tjera.

Shprehë mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë kolegët, miqtë dhe shumë personalitete nga jeta akademike dhe përtej saj, që më kanë shprehur mbështetjen e tyre.

Nuk mund të përmbyllë këtë postim pa shprehur dhimbjen time personale për ankthin dhe zhgënjimin që po përjeton Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj. Lë të jenë këto momente reflektimi për të gjithë, përtej inateve të ngushta dhe interesave personale.

Nga Kategoria

Kosova

Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e presidentit

6 Tetor, 2026
Kosova

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës

5 Tetor, 2026
Kosova

Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet ligjore për Specialen

5 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Çështja e presidentit të Kosovës, reagon sërish Sejdiu

6 Tetor, 2026

Gjendet i pajetë 28-vjeçari në Malësinë e Madhe, çfarë dyshohet

6 Tetor, 2026

Messi mendon për të ardhmen: pronar klubesh, biznesmen dhe ende futbollist

6 Tetor, 2026

U vidhte me dhunë varset nga qafa grave, arrestohet problematiku në Tiranë (VIDEO)

6 Tetor, 2026
Screenshot

Ju gjetën në shtëpi 303 shufra ari me vlerë 40 milionë dollar, ish-oficeri i Cia-s përballet me drejtësinë

6 Tetor, 2026
Screenshot

Videot me Adi Hilën/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera, ja kë fajësojnë

6 Tetor, 2026

Protestuesit e qëlluan me vezë, reagon Bledi Mane: U përballa me ta pa patur frikë e pa ikur me vrap

6 Tetor, 2026

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, çfarë dyshohet

6 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.