Zinedine Zidane ka firmosur një nga mbrëmjet e tij më të mira që prej marrjes së drejtimit të Francës, me ndryshimet nga stoli që rezultuan vendimtare në fitoren 4-1 ndaj Belgjikës.
“Les Bleus” e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 0-1, pas golit të Lukebakios, ndërsa skuadra franceze kishte vështirësi të gjente hapësira përballë një Belgjike të organizuar mirë në mbrojtje.
Zidane reagoi në pjesën e dytë duke aktivizuar Michael Olise, Rayan Cherki dhe Da Cunha, ndërsa më pas në fushë hyri edhe Désiré Doué. Ndryshimet transformuan plotësisht ndeshjen.
Doué barazoi rezultatin, ndërsa Olise mori më pas skenën. Futbollisti i Bayern Munich asistoi Cherkin për golin e përmbysjes dhe realizoi edhe dy herë, duke vulosur fitoren 4-1 të Francës.
Në mungesë të Kylian Mbappé, Olise po merr gjithnjë e më shumë përgjegjësi në repartin ofensiv dhe ndaj Belgjikës ishte përsëri vendimtar.
Për Zidane, kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshjet e para në krye të Francës dhe njëkohësisht përmbysja e parë e madhe që prej marrjes së drejtimit të kombëtares.











