Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj San Marinos, që do të luhet më 6 tetor në “Air Albania”.
Pas kthimit nga Finlanda, kuqezinjtë zhvilluan seancën e radhës në Shtëpinë e Futbollit. Lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e fundit punuan me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët zhvilluan kryesisht rikuperim dhe fizioterapi.
Në listën e Rolando Maran ka edhe disa ndryshime. Feta Fetai dhe Samuele Sina janë larguar nga grumbullimi për t’u bashkuar me Kombëtaren U-21, ku do të jenë në dispozicion të Alban Bushit për miqësoren ndaj Ukrainës.
Lajm pozitiv vjen nga Luis Hasa, i cili ka kaluar problemet shëndetësore dhe është rikthyer në stërvitje me grupin, duke qenë i gatshëm për sfidën ndaj San Marinos.
Ndërkohë, pas skualifikimit të Etrit Berishës, trajneri Maran ka thirrur portierin Simon Simoni. Ai është bashkuar menjëherë me skuadrën dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Nations League.
Shqipëri-San Marino do të luhet më 6 tetor, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.











