Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që kanë goditur rajonin e Katalonjës në Spanjë. Autoritetet kanë raportuar për përmbytje të shumta dhe ndërprerje të shërbimeve në disa zona.
Një nga viktimat ishte një burrë që humbi jetën pasi një mur u shemb në qytetin Tordera, në veri të Barcelonës. Reshjet e rrëmbyeshme kanë përmbytur rrugë dhe banesa, ndërsa automjete të shumta janë zhytur në ujë.
Shërbimet e emergjencës vijojnë kërkimet për personin e zhdukur dhe po përballen me pasojat e motit ekstrem. Autoritetet kanë paralajmëruar për rrezikun e vazhdimit të reshjeve të forta në disa zona të Katalonjës.











