Luka Modric nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes së rëndë 7-0 që Kroacia pësoi në shtëpi ndaj Anglisë në Nations League.
Kapiteni kroat, i cili zhvilloi ndeshjen e tij të 205-të me kombëtaren, e cilësoi mbrëmjen si “katastrofike” dhe pranoi se për herë të parë në 20 vite me Kroacinë ndihej i turpëruar për paraqitjen e skuadrës.
“Nuk mund të luash futboll në këtë mënyrë. Dukej sikur kishim katër apo pesë lojtarë më pak. Është e vështirë të gjesh një shpjegim për një paraqitje pa duele, pa agresivitet dhe pa bashkim. Kam 20 vite këtu, por për herë të parë ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje”, deklaroi Modric.
Anglia dominoi plotësisht sfidën në Rijekë. Në momentin kur Modric u zëvendësua në minutën e 57-të, rezultati ishte tashmë 5-0, ndërsa në vazhdim anglezët realizuan edhe dy herë të tjera për të vulosur fitoren 7-0.
“Sigurisht që mund të humbasësh dhe mund të përballesh me një kundërshtar më të mirë, siç ishte Anglia, por të humbasësh në këtë mënyrë dhe të dëmtojmë reputacionin që kemi ndërtuar ndër vite është e papranueshme”, shtoi mesfushori.
Modric kërkoi reagim të menjëhershëm nga Kroacia, e cila tashmë duhet të rikthejë krenarinë dhe karakterin përpara sfidave të ardhshme në Nations League.











