Zinedine Zidane ka folur me superlativa për Cristiano Ronaldon në konferencën për shtyp para ndeshjes së Francës ndaj Belgjikës në Nations League.
Trajneri francez kujtoi periudhën e përbashkët me portugezin te Real Madridi, duke vlerësuar karrierën dhe ndikimin që ai pati në sukseset e tij si trajner.
“Duhet ta vlerësojmë karrierën e tij të jashtëzakonshme. Kam qenë me fat që e kam stërvitur. Ai më ndihmoi të fitoja shumë trofe. Chapeau, Cristiano! Kam pasur gjithmonë respekt të madh për njerëzit me të cilët kam ndarë kohë”, deklaroi Zidane.
Tekniku francez foli gjithashtu për Belgjikën, duke theksuar se është një skuadër që mund t’i krijojë probleme çdo kundërshtari, ndërsa komentoi edhe barazimin ndaj Italisë, duke pranuar se Franca kishte vështirësi në pozicionimin pranë zonës kundërshtare.
Zidane u ndal edhe te PSG, duke vlerësuar mënyrën e lojës së kampionëve francezë dhe dëshirën e tyre për të marrë iniciativën dhe për të kontrolluar ndeshjet me topin.











