Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë të sfidës ndaj Finlandës në barazim 1-1, në një takim që nisi shumë mirë për kuqezinjtë, por ndryshoi rrjedhë pas kartonit të kuq të Etrit Berishës.
Rey Manaj kaloi Shqipërinë në avantazh që në minutën e 4-t, pas një krosimi të Asllanit nga këndorja, duke realizuar me kokë.
Në minutën e 22-të, Berisha ndërhyri gabimisht jashtë zonës dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë kuqezinjtë me 10 lojtarë. Vetëm katër minuta më vonë, Walta barazoi rezultatin me një goditje dënimi.
Pjesa e parë u mbyll 1-1, me Shqipërinë që tashmë duhet të përballojë edhe disavantazhin numerik në 45 minutat e dyta.











